Thaçi përsëri mashtron Limajn dhe Haradinajn: Kryetari i Nismës bëhet Shef i Ekipit Qeveritar për Bisedime


Hashim Thaçi, një ditë para miratimit të Rezolutës kundër tij në Kuvendin e Kosovës, ka bërë lëvizjen e fundit. Ai duket se i ka mashtruar Ramush Haradinajn dhe Fatmir Limajn, duke i detyruar që të bëhen pjesë e delegacionit kosovar për bisedime me Serbinë. Kryetari i NISMA për Kosovën, sipas një dokumenti të siguruar nga Gazeta Express, do të jetë Kryetar i Delegacionit Qeveritar në këto bisedime.
Por, normalisht, Shef i tij dhe i krejt ekipit vazhdon të mbetet vetë ai, pra Hashim Thaçi, shkruan Gazeta Express.

Qeveria e Kosovës sot ka nxjerrë një vendim që faza e fundit e procesit të dialogut të përfaqësohet nga Fatmir Limaj si kryesues.

Gazeta Express ka siguruar vendimin e Qeverisë ku përshkruhen emrat të cilët do ta përbëjnë ekipin negociator në Bruksel, ndonëde i njejti ende nuk e ka marrë vulën e të parit të Qeverisë, Ramush Haradinaj.

Por, sipas vendimit Fatmir Limaj emërohet kryesues, Enver Hoxhaj-zv’kryesues. Ekipi tutje do të përfaqësohet nga anëyarët si Behxhet Pacolli, Dardan Gahsi, Mahir Yagcilar si dhe Avni Arifi. Ky vendim sipas burimeve të Express pritet që të zurtarizohet në mbledhjen e Qeverisë.

I njejti u është dërguar zëvendësministrave, sekretarit të ZKM’së si dhe Arkivit të Qeverisë./Pacensure

Baby Boo