Thaçi për idenë e BDI-së: Ali Ahmeti gjendet në këndin e vdekur


Kreu i Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi, idenë e BDI-së për “Kryeministër shqiptar” në Maqedoni e quan mashtrim të kreu të integristëve Ali Ahmetit, sepse siç u shpreh, Ahmeti tashmë gjendet në kënd të vdekur.

“Ky është mashtrimi i radhës i Ali Ahmetit. Gënjeshtra e radhës e Ali Ahmetit. Ndoshta shpirtërisht mund të kemi mirëkuptim për pozitën e tij, tashmë Ali Ahmeti gjendet në këndin e vdekur. Këndi i vdekur është kur gjithçka përmbas e ke të pambrojtur. Kjo nuk ka të bëjë me asnjë ide kombëtare. Kjo nuk ka të bëjë me asnjë ide për t’i çuar përpara çështjet e shqiptarëve. Është thjesht një manipulim i radhës i Ali Ahmetit dhe fyerje për gjithë inteligjencën kombëtare të shqiptarëve që jetojnë në Maqedoni por edhe gjithë kombit shqiptar” pohoi Thaçi.

Thaçi tha se e përshëndet dhe e mbështet deklaratën e Kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev, se BDI do të kalojë në opozitë. Madje shtoi se PDSH nuk do të jetë pjesë e qeverisjes së ardhshme nëse në të njëjtën do të jetë edhe BDI-ja.

Kreu i PDSH-së thotë se çdo gjë që Ahmeti përmend si arritje, siç është Marrëveshja e Prespës, anëtarësimi në NATO, avancimin e përdorimit të gjuhës shqipe, nuk janë merita të tij.

Kreu i PDSH madje rikujtoi se Ahmeti në vitin 2008 “ia ka ngulur thikën” PDSH-së, duke i ofruar Gruevskit qeverisje pa kurrfarë kushtëzimesh./TV21

Baby Boo