Thaçi: Një kryeministër shqiptar në Maqedoni, do të ishte një arritje historike


Pas suksesit historik në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të15 korrikut në Maqedoninë së Veriut ku partitë shqiptarë arritën të fitojnë 32 mandate deputetësh është deklaruar në një prononcim ekskluziv për gazetën “KOHA” edhe Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi.

“Shqiptarët vetëm të bashkuar mund të realizojnë të drejtat e tyre legjitime. Duke i përgëzuar për këtë sukses zgjedhor uroj që partitë politike shqiptare të marrin vendim strategjik për te mirën e tyre dhe të Maqedonisë së Veriut. Një kryeministër shqiptar atje do të ishte një arritje historike për të gjithë shqiptarët kudo që janë” ka deklaruar për gazetën “KOHA” Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi.

Baby Boo