Thaçi në takim me Veselin


Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi sot gjatë vizitës zyrtare në Prishtinë zhvilloi takim edhe me Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli. Në takim u bisedua për integrimet euroatlantike të rajonit, si dhe për referendumin në Maqedoni.

Bashkëbiseduesit në takim vlerësuan se dalja masive në referendum dhe vota PËR do të mundësonte integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE, ku edhe shqiptarët do të bashkoheshin në sistemin e vlerave perëndimore, si dhe do të sillte stabilitet, paqe, zhvillim ekonomik dhe forcim të demokracisë./PC

Baby Boo