Thaçi për Kurtin: Frikacak dhe djallëzor, ishte kundër administratës Klintn e Bush


Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi përmes një shkrimi të publikuar në faqen zyrtare Facebook ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për mos heqjen e tarifës e as vendosjen e reciprocitet.
Derisa ka theksuar se aleanca me ShBA-të është e shenjtë.
Ai këtë shkrim e ka titulluar PËRPËLITJET E KURTIT, derisa Kurtin e etiketon me fjalët mashtrues, gënjeshtar e frikacak.

Ky është postimi i plotë i presidentit në adresë të kryeministrit:

PËRPËLITJET E KURTIT

I frustruar, vazhdon gënjeshtrat dhe mashtrimet.
Frikacak dhe djallëzor, po përçan politikën dhe institucionet e Kosovës.
Përqesh dhe saboton shtetin.
Nuk ka guxim as ta heq taksën, as të vërë reciprocitetin.

I padinjitet.
Po angazhohet për shkatërrimin e aleancave historike.
Me paranojë flet për marrëveshje sekrete Kosovë-Serbi.
Qesharake për Kosovën.
Fyese dhe e rrezikshme për raportin e Kosovës me SHBA-në.

Rikujtoj:

Këtë qëndrim KUNDËR, Kurti e ka mbjellë në kohën e Konferencës së Rambujesë.
Ishte kundër administratës Klinton.
Edhe në Vjenë, kundër administratës Bush.
Edhe me demarkacionin me Malin e Zi kundër administratës Obama-Biden.
Edhe tash kur ofrohet një mundësi nga administrata e Presidentit Trump për njohje reciproke, Kurti përsëri kundër.
E vetmja konstante e Kurtit është të qenit në anën e kundërt të Amerikës.

Në anën e kundërt të historisë.
Populli i Kosovës ka besim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Aleanca me SHBA-në është e shenjtë.
Ne të gjithë e kemi për detyrë ta mbrojmë. HTH

Baby Boo