Thaçi: Kufizimi i lëvizjes, vendim i rrezikshëm i Kurtit dhe shkelje flagrante e Kushtetutës


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka quajtur të rrezikshëm, vendimin e Qeverisë së Kosovës për të kufizuar lëvizjen e qytetarëve.

“Kryeministri Kurti dhe Qeveria e tij sot kanë shkelur në mënyrë flagrante kushtetutën e Kosovës. Është e papërgjegjshme dhe në kundërshtim me kushtetutën e Kosovës”, tha ai në një konferencë të jashtëzakonshme.

Ai përmendi se shkelja me e madhe është bërë në nenin 56 të Kushtetutë së Kosovës që flet për të drejtat dhe lirinë themelore të njeriut.

Ndryshe, sonte Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që nga nesër të caktojë orarin e kufizuar të lëvizjes së qytetarëve në qytet, në këmbë dhe me automjete.

Votat janë dhënë nga të gjithë ministrat.

Sipas vendimit, që pritet të publikohet së shpejti, lëvizja ndalohet nga ora 10:00 deri në 16:00. Nga 16:00 deri në 20:00 lejohet lëvizja, ndërkaq nga 20:00 deri në 06, pra në mëngjes ndalohet lëvizja.

Gjithsesi, do të ketë përjashtime për shërbime të caktuara që lidhen me menaxhimin e pandemisë.

Vendimi parasheh edhe kufizimin e lëvizjes këmbë, në rrugë, të më shumë se dy personave bashkë, dhe ajo në distancë 2 metra ndërmjet njeri-tjetrit.

Baby Boo