Thaçi: Komunikatën kërcënuese të ‘Gardës Vullnetare Shqiptare’ e shkroi Kurti në selinë e VV’së


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci, ka hedhur akuza drejtuar kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurtit, duke thënë se komunikata e ‘Gardës Vullnetare Shqiptare’ është shkruar nga vetë Kurti në selinë e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Komunikata e Gardës Vullnetare shqiptare është shkruar nga vetë Kurti dhe në selinë e partisë së tij. Gjithcka buron nga selia e partisë së tij, nga ai personalisht dhe njerëzit për rreth tij.”, ka thënë Thaçi.

I pyetur se a do të pranojë të dalë në debat me Kurtin, Thaçi u shpreh se do ta kishte një debat shumë relaksues me kryeministrin në detyrë.

“Unë do ta zhvilloja një debat shumë relaksues dhe mund të them shumë zbavitës”, ka thënë Thaci në Klan Kosovë.

Baby Boo