Thaçi kërkon që të mobilizohen qytetarët për të votuar


Kryetari Partisë Demokratike të Shqiptarëve Menduh Thaçi pasi ka hedhur votën e tij për zgjedhjen parlamentare në Maqedoninë e Veriut iu ka bërë thirrje qytetarëve të dalin sa më masivisht në votime.

Lideri i PDSH-së ka thënë se këto zgjedhje duhet të jenë korrekte dhe demokratike derisa ka shprehur shqetësimin se qytetarët maqedonas po kanë vështirësi për dalë në kutitë e votimit.

“Është shumë e rëndësishme që zgjedhjet të jenë korrekt dhe demokratike të shkojnë mirë duke i përmbushur standardet demokratike. Kemi një shqetësim të përbashkët që megjithatë qytetarët kanë vështirësi në dalje, do të ishte mirë që të gjithë të mobilizohen” tha ai.
Maqedonia e Veriut sot po mban ditën e tretë me radhë të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Baby Boo