Thaçi kërkon ndëshkimin e veteranëve të rrejshëm


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kërkuar hetim me rezultate lidhur me dyshimet për abuzime të listave për përfitimet e pensionit të veteranit të luftës.

Ai përmes një statusi në Facebook tha se vetëm veteranët e vërtetë duhet të përfitojnë nga institucionet.

“Ushtria Çlirimtare e Kosovës është vlera më sublime e popullit dhe shtetit të Kosovës. Kushdo që mundohet të abuzojë me të, meriton ndëshkimin maksimal të institucioneve të drejtësisë. I ftoj autoritetet e drejtësisë që hetimit për abuzimet e mundshme me listat e veteranëve t’i shkojnë deri në fund. Qytetarët e Kosovës meritojnë të kenë qartësi të plotë për këtë proces të rëndësishëm, në mënyrë që vetëm veteranët e vërtetë të përfitojnë nga përkrahja institucionale”, shkroi ai në Facebook./Pacensure

Baby Boo