Thaçi: Kërkoj përgjegjësi nga institucionet që vendosën që 26 vjeçari t’i nënshtrohet karantinimit të detyrueshëm


Thaçi: Kërkoj përgjegjësi nga institucionet që vendosën që 26 vjeçari t’i nënshtrohet karantinimit të detyrueshëm

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka reaguar lidhur me vdekjen e 26 vjeçarit në Qendrën Studentore, saktësisht tek konvikti numër 7.

Thaçi tha se është jashtëzakonisht shumë tragjike humbja e jetës së të riut në karantinë dhe se kjo vdekje assesi nuk guxon të mbetet enigmatike.

Presidenti u bëri thirrje organeve të hetuesisë që sa më shpejt që është e mundur t’i zbardhin të gjithë rrethanat e kësaj vdekje.

Postimi i plotë:

Jashtëzakonisht shumë tragjike humbja e jetës së të riut në Karantinën e Qendrës së Studentëve në Prishtinë. Humbja e jetës së këtij 26 vjeçari nga Gjilani na ka prekur tejmase të gjithëve, por kjo vdekje assesi nuk guxon të mbetet enigmatike.

I bëj thirrje organeve të hetuesisë që sa më shpejt që është e mundur t’i zbardhin të gjitha rrethanat e kësaj vdekjeje tronditëse për të gjithë qytetarët, në këtë kohë pandemie

Si president i vendit kërkoj përgjegjësi nga institucionet përkatëse, të cilat e kanë përcjellë gjendjen e këtij të riut dhe kanë vendosur që ai t’i nënshtrohet karantinimit të detyrueshëm në Qendrën e Studentëve, duke mos qenë më pas në gjendje që t’ia ofrojnë kujdesin e nevojshëm dhe meritor. HTH

Baby Boo