Thaçi: Jam në shtëpi, le të vijnë Sveçla me Kurtin


Presidenti Hashim Thaçi e ka quajtur ndërmarrje kriminale kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin dhe ushtruesin e detyrës së ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçlën.

Thaçi ka thënë se ndodhet në shtëpi, teksa e ka ftuar Sveçlën që t’i shkojë në shtëpi bashkë me Kurtin.

“Për interesimin e Sveçlës e Kurtit si ndërmarrje kriminale që ju intereson lokacioni im, unë jam në shtëpi…. Kështu që lokacioni im është në shtëpi për ministrin, shefin e tij dhe gjithë ndërmarrjen kriminale të tyre. Mos t’ia mësyn të vijë vetëm, le të vijë me Kurtin”, ka deklaruar Thaçi në një bisedë telefonike në RTV Dukagjini.

Ushtruesi i detyrës si ministër i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thyer protokollin e shtetit me vizitën e tij në Shqipëri mbrëmë. E nëse ka qenë në një veturë me Behgjet Pacollin gjatë kthimit nga Shqipëria, Sveçla ka thënë se preidenti duhet t’i nënshtrohet karantinimit në Qendrën e Studentëve për 14 ditë. /Gazeta Sinjali/

Baby Boo