Thaçi: “Jam i kënaqur që pash shpërfytyrimin e Selës”


Lideri i Partisë Demokratike për Shqiptarët, Menduh Thaçi ka pranuar se rezultati nga zgjedhjet e sotme nuk është i mirë, por siç tha, atë e ka lumturuar “Rezultati i keq në Tetovë i (liderit të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela”.

“Rezultati nuk është i mirë. Jam shumë i kënaqur që pash shpërfytyrimin e Ziadin Selës, syratin e kishte të prishur krejt. Kështu përfundojnë të gjithë ata që Sela i ka pasur para tij, Rufi Osmani, Imer Selmani, Hisni Shaqiri,… janë shumë. U kërkoj falje votuesve, kurse Azem Sadikut i uroj fitoren ku besoj se do të fitojë në rrethin e parë.

Ne kemi arritur të ruajmë numrin e votave. Është një rezultat fantastik në Tetovë, pasi Ziadini bashkë me VMRO-në është pas nesh”, tha Thaçi.

Baby Boo