THAÇI: I SIGUROJ NËNAT GJAKOVARE SE KRIMINELËT S’DO TË KTHEHEN KURRË NË KOSOVË


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur përkrahje ndaj nënave gjakovare duke thënë se ndan dhimbjen për humbjen e më të dashurve të tyre gjatë kohës së luftës.

Thaçi përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se nuk do të harrohen ato që qytetarët e Kosovës kanë përjetuar dhe se kriminelët që kryen krime nuk do të kthehen kurrë më në vendin tonë.

“Me nënat gjakovare dhe të gjitha nënat kosovare e ndjej dhe ndaj dhembjen për humbjen e me të dashurave të tyre. I siguroj ato dhe gjithë nënat kosovare, si dhe të gjithë qytetarët e Kosovës se kriminelët dhe vrasësit që kanë kryer krime, kurrë nuk do të mund të kthehen në Kosovë”.

“Kudo që janë, ata nuk do të jenë të qetë, derisa të japin llogari përpara drejtësisë. Ne nuk do të harrojmë kurrë çfarë kemi përjetuar”, shkruan Thaçi në Facebook.

Thaçi ka bërë thirrje për tolerancë dhe mirëkuptim.

“Por, edhe në rast se ju veproni ndryshe, unë përsëri ju kuptoj dhe respektoj njësoj. Një nënë është nënë kudo në botë, pavarësisht përkatësisë etnike apo fetare. Ajo ka nevojë të derdhë lotë dhe të vendosë lule pranë varrit të djalit, vajzës, burrit, motrës, mbesës apo nipit. Të njëjtën të drejtë e ka edhe një baba, një vëlla apo një motër. Secili ka të drejtë ta shuajë mallin dhe të shprehë dhembjen për më të dashurit e tij”, shkruan ai.

Kundër ardhjes së paralajmëruar të pelegrinëve serbë në Gjakovë sot po mbahet një protestë. Protesta u thirr nga qytetarët e Gjakovës. Qytetarët po protestojnë me parullat “S’ka qetësi pa drejtësi” dhe “Gjaku i fëmijëve shqiptarë të vrarë nga Serbia nuk falet”.

Baby Boo