Thaçi hidhet në sulm kundër KM Haradinaj/ Vendimi për taksën u mor nga PDK, jo nga Haradinaj!


Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi ka hedhur poshtë se ideja për taksën është dhënë nga kryeministri, Ramush Haradinaj.

Sipas tij, ky vendim ështe marrë nga zyrtarët e lartë të PDK-së.

“Vendimi për taksën është marrë nga Enver Hoxhaj, në koordinim me Kadri Veselin. Ndërsa Ramush Haradinaj dhe të tjerët e kanë votuar këtë vendim”, ka thënë ai në Klan Kosova.

Vlen të kujtojme faktin se presidneti Thaçi, ka bërë një udhëtim diplomatik të paraportuar në Berlin, muajin e kaluar, ku ka takuar ambasadorin amerikan, Richard Grenell, njeri i besueshëm i presidentit Trump.

Thaçi u zotua se do të angazhohej për ndryshimin e kursit në tarifat sanksionuese në të gjitha mallrat serbe.

Në një bisedë me The Washington Post, të premten, e realizuar në gjuhën angleze me shkëmbime elektronike, Thaçi u shpreh se ai është “gati të shqyrtojë heqjen e tarifave nëse Kosovës i jepet një rrugë e qartë drejt arritjes së një marrëveshjeje finale paqësore me Serbinë”.

Baby Boo