Thaçi flet rreth takimit me Trump-in

Presidenti, Hashim Thaçi, ka konfirmuar mundësinë e takimit me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Baby Boo

“Do të respektojmë agjendën e planifikuar, aty përfshihet mundësia e takimit me Trumpin, që do të jetë mundësi e shkëlqyer për Kosovën e rajonin,” është shprehur Thaçi.

Ai ka shprehur mirënjohje për administratën e Donald Trump rreth mbështetjes që po i bënë negociatave Kosovë-Serbi, të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.

“Jam shumë mirënjohës administratës së Trumpit që na kanë dhënë mundësinë për diskutimin rreth marrëveshjes paqësore Kosovë-Serbi,” është shprehur Thaçi./PC


Restorant Lumare