Thaçi e të tjerët shihen nga dritarja me Haradinajn e Gucatin në burgun e Hagës


Në Hagë, aktualisht janë në paraburgim disa figura të politikës së Kosovës, e po ashtu edhe anëtarë të Organizatës së Veteranëve të Luf*tës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi janë të fundit që arritën në Hagë, ndaj tre prej të cilëve u mbajt edhe seanca e parë në Gjykatën Speciale.
Por, këta të fundit janë pritur nga anëtarët e OVL-UÇK-së, të cilët kanë më shumë se një muaj që po vazhdojnë paraburgimin atje.

Nasim Haradinajt, Hysni Gucatit dhe Sali Mustafës nuk u është lejuar të takohen me Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin, pasi këta të fundit janë në vetizolim, për shkak të COVID-19.
Ata nuk do të takohen edhe 10 ditë, pasi t’i bëjnë dy javë që janë vendosur në objektin e Dhomave të Specializuara në Hagë.
Gazeta Express nga burime të saj merr vesh se ata përshëndeten nga dritaret me njëri-tjetrin, pra vetëm kur njëra palë del për shëtitje, ata kanë mundësi të përshëndeten mes vete.

Gucati e Haradinaj janë arr*estuar nga EULEX-i me datën 25 shtator, në Prishtinë. Po atë ditë, ata u transferuan në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.
Ndaj tyre është lëshuar fletarr*estim për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përkatësisht për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës, të parapara në Kodin Penal të Kosovës.

Ndërsa, më 5 nëntor janë konfirmuar aktakuzat ndaj Thaçit dhe Veselit, të cilët janë dërguar po ashtu në Hagë. Thaçi ka mbajtur dje seancën e parë dëgjimore, ndërsa Veseli e ka mbajtur sot.
Por, bas*tisje dhe arr*estim ka pasur më 4 nëntor ndaj Jakup Krasniqit, i cili pas 8 orësh bas8tisje në shtëpinë e tij, ai u arre*stua dhe u dërgua në objektin e Dhomave të Specializuara. Ndaj tij është mbajtur dy ditë më parë seanca e parë dëgjimore.

Baby Boo