Thaçi do të intervistohet në Hagë edhe gjatë ditës së nesërme


Rreth 6 orë ka zgajtur intervistimi i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi nga Dhomat e Specializuara në Hagë.
Intervistimi për të dytën ditë me radhë ka përfunduar rreth orës 19:00, ndërsa Thaçi ka dalë nga objekti i Gjykatës Speciale dhe nuk është prononcuar për media.
Intervistimi i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi nga Zyra e Prokurorisë së Specializuar do të vazhdojë edhe gjatë ditës së mërkurë, duke filluar nga ora 13:00.
Edhe të hënën, Thaçi u intervistua për gjashtë orë. Ai pas intervistimit tha se aty ishte biseduar për çështje teknike dhe sqaruese dhe kishte pasur interesim “fillestar të prokurorëve për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”.

Ndërkaq, para se të niste intervistimin të hënën, presidenti i Kosovës deklaroi se është i bindur se nga kjo sfidë do të dalë i suksesshëm, ndërsa akta*kuzën për kri*me lu*fte e cilësoi si “çmim për lirinë”.

Baby Boo