Thaçi dhe Mijallkov sot në seancë gjyqësore për “Titanik 2”


Në Gjykatën Penale sot duhet të mbahet seancë gjyqësore për rastin “Titanik 2” të Prokurorisë speciale Publike, transmeton Portalb.mk.

Në lëndën e Prokurorisë Speciale (PSP) “Titanik 2” akuzohen linderi i PDSH-së, Menduh Thaçi, ish-shefi i Policisë Sekrete, Sasho Mijallkov dhe ish-anëtarët e Komisionit Shtetërorë Zgjedhor, Sasho Srcev, Bedredin Ibraimi, Aneta Stefanovska dhe Vllatko Sajkovski.

Gjykatësit e Gjykatës Administrative Biljana Nikodinovska – Petrovska, Lidija Ivanovska, Bllagorodna Rangellova, Aneta Xhigerova dhe Gazmend Fejzula nuk janë përfshirë në akuzë edhe pse me kërkesë të gjykatëses Verka Petkovska, Këshilli Gjyqësor ua ka marrë imunitetin, ndërkaq Gjykata e Apelit e ka refuzuar kërkesën e PSP-së për akuzën me çka ata kanë qenë të përfshirë.

Të gjithë të akuzuarit e “Titanik 2”, përveç Sasho Mijallkovit, penalisht janë përgjegjës për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimeve, ndërkaq ish shefi i Policisë Sekrete do të jetë përgjegjës për veprën penale “marrje të dhuratës për ndikim të kundërligjshëm”. Kjo është akuza e katërt për Mijallkovin pas “Arkës”, “Target-Fortesa” dhe “Tortura”.

Nga “bombat” e publikuara të LSDM-së, mund të dëgjohet se si Mijallkov dhe Thaçi merren vesh për votim në lidhje me ankesat e dorëzuara deri te KSHZ-ja. Gjykata e Apelit i ka pranuar dy “bomba” që të jenë pjesë e dëshmive materiale në këtë lëndë.

Baby Boo