Thaçi: Besa do të shkrihet me LSDM-në, Alternativa me BDI-në dhe Aleanca me PDSH-në

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, në debatin e sontëm në “Click Plus” në TV21 tha se kryeministri Zoran Zaev ende ka mbështetje të madhe nga faktori ndërkombëtar dhe nga investimet e faktorit ndërkombëtar në Maqedoni.

– Në pesë vitet e fundit kanë investuar shumë në vend dhe nuk do të lejojnë që kjo Qeveri të bjerë kaq lehtë. Nga e hëna do të shihni, Besa do të shkrihet me LSDM-në, Alternativa do të bëhet pjesë e BDI-së, ndërsa Aleanca për Shqiptarët do të jetë pjesë e PDSH-së, thotë Thaçi.

Baby Boo