Tevdovski: Rritja e pagave e nxit produktivitetin e kompanive


“Me rritjen e pagave kompanitë kërkojnë mënyra, por edhe përkrahje nga shteti për avancimin e proceseve. Këtë vit për herë të parë është parashikuar përkrahje serioze për kompanitë vendore nga Buxheti i shtetit”, deklaroi ministri i Financave Dragan Tevdovski.

Këto mjete, thotë Tevdovski, vijnë nga qytetarët dhe kompanitë që rregullisht i paguajnë tatimet e tyre.

“Transparenca fiskale tashmë po jep rezultate. Institucionet janë të detyruara që të sigurojnë marrëdhënie korrekte dhe punë joselektive. Në këtë drejtim është përmirësuar edhe kthimi i TVSH-së ndaj kompanive. Shtatë muajt e para të këtij viti është bërë kthimi i TVSH-së prej firmave nga 12.7 miliardë denarë (206.4 milionë euro). Kjo shifër është për 24 për qind më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Këtë vit duke u bazuar në këtë parim në ekonomi janë injektuar 2.5 miliardë denarë (40 milionë euro) më shumë se viti i kaluar”, deklaroi Tevdovski në një intervistë për javoren “Kapital”.

Këtë vjeshtë firmat e vogla dhe të mesme do të kenë në dispozicion 100 milionë euro kredi të lira nga Banka Investitorе Evropiane.

Më ketë, thotë ministri i Financave, do të sigurohet kapital i freskët për firmat e vogla dhe të mesme, do të përkrahen projekte të reja, punësime të reja dhe do të rritet likuiditeti në ekonomi.

Baby Boo