Tevdovski: Paga mesatare shënon rritje


Ministri i Financave, Dragan Tevdovski, u lavdërua se pagat në Maqedoni po rriten. Rrogat mesatare neto në mars të këtij viti ka qenë 23,700 denarë.

Rritja është për shkak të rritjes së pagës minimale, e cila sipas Tevdovskit ka bërë që rreth 90,000 punonjës të kanë paga më të larta se më parë. Megjithatë, ende Maqedonia radhitet në fund sa i përket nivelit të pagave krahasuar me rajonin.

“Paga mesatare në mars të këtij viti është rritur për 5,6% në krahasim me marsin e vitit 2017. Po ashtu nëse i shohim tre muajt e parë të këtij viti në krahasim me tre muajt e parë të vitit të kaluar, rritja arrin në 4,9%. Kjo është para së gjithash për shkak të njërës nga masat e para që i sollëm për rritjen e pagës minimale, që erdhi deri te rritja e pagave për rreth 90 mijë punëtorë në Maqedoni”, deklaroi ministri i financave, Dragan Tevdovski.

Baby Boo