Teuta Arifi vizitoi punktin për vaksinim tek ARM: “Zgjidh jetë, vaksinohu”


Kandidatja për kryetare të komunës së Tetovës, Teuta Arifi, sot gjatë ditës vizitoi punktin e vaksinimit tek ARM, ku bëri thirje qytetarëve që të vaksinohen masovikisht.

Arifi bëri apel tek të gjithë qytetarët që të vaksinohen në numër sa më të madh, pasi që vaksinimi është forma e vetme për ta mbrojtur veten dhe të tjerët.
“Pandemia ka ndikuar pothuajse në çdo cep të jetës, duke bërë që ekonomitë globale të ngecin, duke ndryshuar mënyrën se si punojmë dhe bashkëveprojmë me të dashurit tanë, dhe duke shtrirë sistemet e kujdesit shëndetësor në kufi.
Qeveritë në të gjithë botën janë detyruar të zbatojnë kufizime të ashpra në aktivitetin dhe interaksionin shoqërorë për të frenuar përhapjen e virusit.

Vaksinimi kundër COVID-19 tani po ofron një mënyrë për të kaluar nga kjo fazë e pandemisë. Pa vaksinën, shumë shkencëtarë besojnë se imuniteti natyror i tufës nuk do të kishte qenë i mjaftueshëm për ta rikthyer shoqërinë në gjendjen e saj normale dhe se kjo do të rezultonte në fatalitete më të mëdha. Këtë e kanë bërë të ditur shumë organizata shëndetësore përfshirë edhe OBSH -në. Në një skenar kur do të jetonim në botë pa vaksina, masat e resktriktive do të duhej të mbeteshin mes nesh edhe gjatë kohë.

Pikërisht për këtë, ne u angazhuam shumë për të shtyrë para vaksinimin si formë të vetme të mbrojtjes që kemi nga ky virus.
Hapëm gjithsej 4 qendra vaksinimi në qytet dhe në fshatra, me të vetmin qëllim që të gjithë qytetarët të mund të vaksinohem pa pritje në rradhë të gjata, dhe në mënyrë efikase.

Si rezultat i këtyre politikave pozitive kemi arritur të rrisim numrin e të vaksinuarve në komunën e Tetovës në këto 2 muajt e fundit.
Në Tetovë me dozën e parë të vaksinës kundër covid19 janë vaksinuar gjithsej 42.4% e popullatës, kurse me dozën e dytë janë imunizuar 38.6% e qytetarëve të Tetovës.

Apeloj që të gjithë qytetarët të vaksinohen në numër sa më të madh, pasi që vaksinimi është forma e vetme për ta mbrojtur veten dhe të tjerët rreth nesh”, ka thënë Arifi.

Baby Boo