Teuta Arifi vazhdon aktivitetet intensive. Bëhet rekonstruimi i plotë i rrugës Dritan Hoxha!


Kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi ka vazhduar me investimet e shumta sidomos në infrastrukturë dhe jo vetëm. Në vijë të këtyre aktiviteteve që po intensifikohen është edhe asflatimi i rrugës Dritan Hoxha në gjatësi 165m.

Por e para e Komunës nuk është ndalur vetëm këtu. Ajo konfirmoi edhe mbi Linjën e re të ujësjellësit në të dy anët e rrugës në gjatësi 330m. Duke qenë gjithnjë tek ky investim infrastrukturor Arifi tha se aty do të bëhet edhe kanalizim i ri fekal dhe atmosferik në gjatësi 165m si dhe bekatonizim i trotuareve me sipërfaqe 740m2 dhe ndriçim i ri LED.
Vlera e përgjithshme e investimit 11.5 milion denarë!

Baby Boo