Teuta Arifi: “Tetova është qyteti i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut që ka një grua kryetare komune”


Teuta Arifi: “Barazia: Të drejta të barabarta, për mundësi të barabarta! ✅
Tetova është qyteti i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut që ka një grua kryetare komune. Kjo është një arritje me të cilën mund të jemi krenarë dhe është pikë referimi për barazinë gjinore dhe për një shoqëri moderne në vendin tonë. Qëllimi ynë është që të rrisim raportin në pozicionet drejtuese në 50:50 në katër vitet e ardhshme. Duke ndërtuar objekte të kujdesit ditor në të gjithë qytetin, ne tashmë i kemi mbështetur me sukses gratë për ta kombinuar familjen me profesionin. Ne do të vazhdojmë me këtë mënyrë të suksesshme dhe do të ofrojmë mundësi gjithnjë e më fleksibile.
Për ta rritur shkallën e punësimit të grave nëpër fshatra, do të ofrojmë tra- jnime dhe programe të veçanta edukimi për të ofruar mundësi karriere në sektorin publik dhe privat.
Së bashku me shkollat tona, universitetet dhe ekonominë, do të krijojmë program të veçantë për t’i motivuar vajzat dhe gratë e reja për edukim teknik dhe karrierë.
Më tej, ne do t’i shtojmë përpjekjet tona për t’i mbrojtur gratë nga dhuna në familje duke instaluar linjë anonime të ndihmës dhe duke ndërtuar një shtë- pi të sigurt për gratë në Tetovë. Aty gratë do të mund të gjejnë strehim dhe mbrojtje të menjëhershme”.

Baby Boo