Teuta Arifi premton edhe shumë investime në Malësinë e Sharrit (FOTO)


Filloi asfaltimi i rrugës së Shipkovicës .Në këtë projekt jetik për banorët atje ishin kryetarja e Komunës Teuta Arifi ,dhe drejtorët e NP “Rrugët Shtetërore”Ejup Rustemi dhe ai i NP Rrugët e Maqedonisë së Veriut Bekim Memeti.

Kryetarja e Komunës Teuta Arifi tha se sot filluan punët për rehabilitimin e rrugës rajonale nga kthesa e rrugës për Kodrën e Diellit deri brenda fshatit Shipkovicë!
“Asfaltimi i rrugës në gjatësi prej 3 kilometra bëhet në kuadër të programit të NP “Rrugët Shtetërore” për rrugë rajonale, kurse realizimin e punëve e bën NP “Rrugët e Maqedonisë”! “Deklaroi Arifi

Reahbilitimi i kësaj rruge është një kërkesë dhe nevojë e kahmotshme e banorëve të Shipkovicës dhe fshatrave të malësisë së Tetovë, kurse komuna e Tetovës ka intervenuar edhe për disa punë të natyrës komunale, si që është bekatonizimi i rrugës deri tek shkolla fillore “Rexhep Voka” në sipërfaqe 600m2!

Baby Boo