Teuta Arifi : Masat e ndërmarra do ta ulin numrin e të infektuarve


Kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi, në emisionin “ENTER”, deklaroi se ata i përkrahin masat e propozuara me qëllim që të pengohet përhapja e koroanvirusit.

Ajo tha se sot kanë marrë një lajm të mirë, ngase dhjetë persona nga Tetova kanë arritur të shërohen.

“E them edhe njëherë që masat janë të rëndësishme që të respektohen. Ne si shtab komunal kemi theksuar se e kemi të rëndësishme që me përqindjen që përfshinë kjo hapësirë e banuar me 150 mijë banorë me komunat përreth do të ishte e mjaftueshme që bartja e maskave të bëhet në hapësira të mbyllura dhe kjo kërkesë na është pranuar”, tha Tetua Arifi.

Ajo tha se është e bindur se me këto masa do të ulet numri i personave të prekur.

Baby Boo