Teuta Arifi: “Kasami duhet të merret me problemet e Komunës së Tetovë, jo me mua” (VIDEO)


Kryetari i ri i Komunës së Tetovës duket se ka qëndruar në fushatë zgjedhore dhe dëshiron të gënjejë siç ka bërë gjatë gjithë fushatës, zgjodha t’i jap 100 ditë xhentëlmeni, vetëm mund të them se më vjen absolutisht keq për faktin që ai nuk mundet, nuk di, nuk ka mundësi të merret me problemet që janë të mëdha në komunë, ndërsa ai merret me mua, thotë ish-kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi.
Arifi tha se numri i të punësuarve me kontrata të paraqitur në opinion nuk është i vërtetë.

“Normalisht nuk janë 800 persona të punësuar me kontratë. Kasami ka bërë të ditur të gjitha pagesat për individë në vitin 2021. Ka anëtarë komisionesh, pagesa në bazë të vendimeve të Këshillit dhe pagesa të ndryshme për individë. Kjo nuk do të thotë se ata janë nën kontratë. Po tenton të krijojë një histori”, tha Arifi.
Arifi gjithashtu tha se kur ka ardhur në krye të komunës e ka gjetur përafërsisht me këtë borxhin që është edhe sot.

Baby Boo