Teuta Arifi ju apelon gjithë arsimtarëve të vaksinohen


Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi nga mbledhja e shtabit të krizës ju ka bërë apel arsimtarëve dhe stafit teknik që të vaksinohen që të fillojnë të sigurtë mësimet nga 1 shtatori, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Për sa i përket fillimit të vitit shkollor me prezencë fizike në shkollat fillore, do të respektohen në përpikshmëri masat dhe protokolet mbojtëse, me qëllim që të mos lejojmë përkeqësim të situatës epidemiologjike në vend. Gjithashtu të gjithë arsimtarët dhe personali teknik i shkollave të cilët akoma nuk janë vaksinuar, këtë ta bëjnë sa më shpejtë dhe pa përjashtime” ka shkruar Arifi.

Arifi gjithashtu ka thënë se gjendja në Tetovë është e rëndë “Në Qendrën Klinike në Tetovë janë gjithsej 116 pacientë të hospitalizuar me përkrahje oksigjeni, ku 6 prej tyre kanë pranuar dozën e parë të vaksinës, kurse 6 të tjerë me dozën e dytë. Gjatë 24 orëve të fundit me keqardhje ju informoj se 7 persona kanë ndëruar jetë. Poashtu 100 pacientë janë në ambulantë ditore me simptoma më të lehta dhe marrin terapinë e duhur, kurse në komunën e Tetovës janë gjithsej 1335 raste aktive me covid19” ka shkruar Arifi.

Baby Boo