Teuta Arifi: Gjimnazin e Tetovës po e bëjmë me një pamje moderne


Kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi sot nga afër ka ndjekur punimet e rekonstruimit të Gjimnazit të Tetovës.
Ka filluar rikonstruimi i plotë i hapësirave të brendshme dhe klasave në Gjimnazin e Tetovës.

Bëhet suvatimi i klasave, ndrimi i dyerve, dhe modernizimi i ndriçimit të shkollës, kurse ka përfunduar rregulllimi i oborrit të shkollës, bekatonizimi i parkingut si dhe rregullimi i hapësirës për konferenca! Punët janë në vazhdim, kurse deri më tani janë investuar 9 milionë denarë, dhe akoma më shumë priten të sigurohen me rebalansin e buxhetit të komunës së Tetovës!

https://www.facebook.com/watch/?v=4176230122408627