Teuta Arifi: Bashkë me Zaevin diskutuam për avancimin e arsimit të mesëm profesional (FOTO)


Teuta Arifi
AVANCIMI I ARSIMIT TË MESËM PROFESIONAL
Sot në Tetovë bashkë me kryeministrin Zaev, Ambasadoren e Zvicrës në vend, zv/ministrin e arsimit dhe shkencës, kryetarin e OEMVP dhe panelistë të tjerë, diskutuam rreth mundësive dhe hapave që po ndërmerren për avancimin e arsimit të mesëm profesional, me qëllim krijimin e një kuadri profesional dhe të aftë, që do të mund të ndjek trendet e zhvillimit teknologjik dhe t’ju përgjigjet nevojave të tregut të punës.

Arsimi i mesëm profesional është një ndër faktorët kryesorë për zhvillimin e shoqërisë nga aspekti ekonomik, tekniko-teknologjik, kulturor dhe demografik. Funskionet themelore të arsimit të mesëm professional janë: përgatitja për pjesëmarrje aktive të qytetarëve në zgjidhjen problemeve të ndryshme shoqërore, profesionale, familjare dhe individuale si dhe aftësimi i kuadrove apo individëve kompetentë për përfshirje në tregun e punës. Kështu në mënyrë të drejtpërdrejtë ndikohet mbi gjendjet e tregut të punës, dhe përgatitjen për vazhdim të arsimit të nxënësve në institucionet e arsimit të lartë. Globalizmi dhe progresi i shpejtë shkencor-teknologjik kërkon integrim më të madh, lidhje të ndërsjellë midis shkencës dhe teknikës nga njëra anë, si dhe veprim me competence të individit ndaj punës nga ana tjetër. Në këtë mënyrë kërkesat për kompetenca adekuate të cilat i fitojnë individët gjatë arsimit profesional bëhen gjithnjë e më të dukshme për t’u përfshirë në tregun e punës, dhe për të vijuar arsimin e mëtutjeshëm. E gjithë kjo nënkupton se cilësia në arsimin e mesëm profesional duhet të mirëmbahet, rritet dhe ngrihet vazhdimisht në një nivel edhe më të lartë. Intervenimet dhe ndryshimet në arsimin e mesëm profesional mund të realizohen në shumë mënyra, edhe atë: nëpërmjet ndryshimit të planeve dhe programeve arsimore, integrimit së formave dhe metodave të reja të punës, trajnimit të kuadrit edukativ-arsimor dhe pajisjes adekuate të shkollave.

Në këtë drejtim synimi ynë si autoritete komunale që nga viti 2013 ishte ristrukturuimi dhe avancimi i arsimit të mesëm profesional në komunën e Tetovës, konform standardeve dhe modeleve të shteteve të zhvilluara, ku 70 % e nxënësve ndjekin procesin edikativo-arsimor në shkollat e mesme profesionale. Për ta arritur këtë qëllim deri më tani kemi bërë disa hapa konkret që dukshëm kanë përmirësuar ndjekjen e procesit edukativo-arsimor në shkollat e mesme profesionale, duke vendosur politika strikte të regjistrimit, dhe duke i bërë këto institucione atraktive dhe të më të afërta për nxënësit.

Fillimisht realizuam analizën e nevojave të sektorit të biznesit dhe tregut të punës. dhe në bazë të këtyre rezultateve bëmë ristrukturimin e arsimit të mesëm. Pas kësaj hapëm të gjitha profilet arsimore defiçitare në shkollat e mesme profesionale, dhe aktualisht në shkollat e mesme profesionale të komunës së Tetovës nuk mungun asnjë profil arsimor, gjë që e bën të mundshme një ofertë të plotë të programeve për edukim profesional të nxënësve në komunën tonë. Në funskion të avancimit të arsimit të mesëm profesional gjatë këtyre 8 viteve kemi investuar në modernizimin e shkollave profesionale dhe perforcimin e pjesës praktike të orëve mësimore.

Gjithashtu vendosëm politka strikte të regjistrimit në shkollat e mesme, duke përforcuar dhe duke respektuar deri në përpikshmëri kriteret për regjistrim, ku secili nxënës regjistrohet në institucionin e caktuar të mesëm në bazë të pikave nga suksesi i treguar në arsimin fillor Në shkollat fillore realizuam trajnime dhe edukime me qëllim që të informojmë nxënësit filloristë mbi rëndësinë e arsimit të mesëm profesional, duke I këshilluar dhe kahëzuar ato për tu regjistruar në shkollat e mesme profesionale konform shkathtësive dhe prirjeve që kanë. Vlen të theksohet fakti se duke filluar nga ky vit shkolla e mesme profesionale “Mosha Pijade” u shndërrua në Qendër rajonale për arsim të mesëm profesional. Në këtë shkollë të mesme profesionale gjatë viteve të kaluara hapëm edhe programet mësimore të gjeodezisë dhe arkitekturës.

Poshtu hapëm dhe vendosëm në ofërtë programore të shkollimit të mesëm profesional edhe drejtime artistiko-gjihësore, dizajnin, si dhe themeluam Akademinë e sportit.

Të gjitha këto masa konkrete dhe politika rezultuan që sot të kemi rritje të konsiderueshme të numrit të nxënësve në shkollat e mesme profesionale. Sa për ilustrim në vitin 2013, 65% përqind e nxënësve regjistroheshim në gjimanzet dhe srejtimet ekonomiko-juridike kundrejt 35% që ndiqnin procesin edukativo-arsimor në shkollat e mesme profesionale. Sot, pas 7 viteteve në vitin shkollor 2020/2021, 60% e nxënësve filloristë regjistrohen në shkollat e mesme profesionale, kundrejt 40 % që ndjekin drejtimet gjimnazore. Poashtu realizuam programe për afëtsim dhe kualifikim profesinal të të rriturve pa arsim të kryer të mesëm, duke ju mundësuar dhe duke I bërë konkurent në tregun e punës. Më në fund, dua të potencoj se ky proces është gjithëpëfshirës dhe inkluziv. Për të siguruar sukses dhe mbarëvajtje të arsimit të mesëm profesional, është i nevojshëm angazhim i plotë i autoriteteve qendrore dhe lokale, por edhe i kompanive dhe sektorit të biznesit në vend!

Baby Boo