TETOVË: Gjuajtje me armë në qendër të qytetit!


Sot rreth orës 16 në qendër të qytetit të Tetovës, policia në përpjekje për të arrestuar një person të kërkuar, ka gjuajtur me armë në ajër për ta paralajmëruar!

U arrestua 36 vjeçari F.V. nga fshati Studeniçan i Shkupit i cili ka qenë në kërkim për vuajtje të dënimit me 6 vjet heqje lirie! Policia në përpjekje për ta arrestuar kanë hasur në rrezistencë, ku kanë shtënë me armë zjarri në ajër për ta paralajmëruar të kërkuarin njoftoi për Pa Censurë zëdhënësi i policisë së SPB-së në Tetovë Fatmir Rexhepi.

I arrestuari F.V. sot gjatë ditës do të dorëzohet në burgun e Idrizovës!/PaCensurë

Baby Boo