Vetura e ka goditur një fëmijë dhjetë vjeçar me çka e ka lënduar rëndë, dje në Tetovë.
Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur në ora 13.40 në rrugën 109. Vetura e tipit “Ford Fokus” me targa italiane e drejtuar nga Sh.F.(60) nga Tetova, e ka goditur fëmijën me ç`rast e ka lënduar rëndë.
Pas aksidentit fëmija është dërguar në Qendrën Klinike në Tetovë.
Ekipi i SPB Tetovë ka kryer kontroll në vendngjarje.