Tetovë, vetura godet 8 vjeçarin


Dje rreth orës 14.00, në rrugën ,,Ivo Ribar Llolla,, vetura e tipit ,,Wolksvagen Pasat,, me targa të regjistrimit të Tetovës, e drejtuar nga 30-vjeçarja K.Q. Nga fshati Odri, ka aksidentuar këmbësorin 8-vjeçar, nga fshati Shipkovicë.

Këmbësori i lënduar me të njëjtën veturë është transferuar në Spitalin klinik të Tetovës, për dhënien e ndihmës mjekësore.

Janë kryer hetimet dhe po punohet në përcaktimin e shkakut të aksidentit, dhe rrethanat tjera lidhur me këtë aksident.

Baby Boo