Tetovë: Vazhdojnë kontrollet në trafik, vetëm dje 50 të dënuar


Sektori për Punë të Brendshme Tetovë edhe gjatë kësaj jave është duke realizuar aktivitete të përforcuara kontrolluese në trafik.

Dje janë zbuluar dhe në bazë të ligjit janë sanksionuar mbi 50 lloje të ndryshme të shkeljeve. Numri më i madh prej tyre kanë të bëjnë me keqparkimet e veturave, drejtim të automjetit pa patentë shoferi, mungesa e pajisjeve dimërore, shpejtësia e papërshtatshme sipas kushteve në rrugë, mospërdorimi i rrypit të sigurisë, dhe shkelje tjera të cilat janë rumbullaksuar me 41 vërrejtje me shkrim dhe me 7 fletëpagesa për kundërvajtje dhe po aq feltëpagesa të detyrueshme për kundërvajtje.

Baby Boo