Tetovë, ulet numri i të infektuarve me COVID-19


Rritja e numrit të të shëruarve dhe ulja e numrit të të infektuarve në Tetovë dhe komunat përreth ka bërë që situata në këtë rajon të shkojë drejt stabilizimit. Megjithatë mjekët apelojnë respektim maksimal të masave sidomos distancën dhe mbajtjen e maskës.
Numri i të infektuarve dita ditës është duke rënë mirëpo kjo nuk do të thotë që njerëzit duhet të lirohen dhe të dalin siç kanë dalë më herrët para pandemisë. Masat mbrojtëse duhet të mbahen, pra maskat, distanca fizike dhe ku ka grupe më të mëdha duhet të ketë distancë sociale që të mos ofrohen më shumë se dy metra”-pohoi Liridon Disha Mjek.

Në mbledhjen shtabi i kr*izës u diskutua kapacitetet e Spitalit të Tetovës dhe aktivitetet për kontrollet në objektet gastronomike.
Gjatë tanimë një jave fatmirësisht numrat kanë treguar ulje. Nuk kemi kaluar numër dy shifror që ne e llogarisim si një përmirësim të situatës. Kemi më shumë raste që shërohen se sa raste që evidentohet si raste sëmundjesh. Për momentin në spitalin klinik të Tetovës ka të shtruar 13 persona me simptoma kryesisht të lehta dhe sipas informatave që na u dhanë sot vlerësohet se situatën e kemi në kontroll dhe me ten*dencë të zbutjes”-tha Teuta Arifi, kryetare e shtabit të krizës.
Gjatë kësaj periudhe për 18 persona në Gostivar janë përgatitur vendime të reja për izolim nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor dhe janë kryer kontrolle ndaj 793 personave Tetovë 515 dhe Gostivar -278 me vendime të tilla dhe nuk janë konstatuar parregullsi në lidhje me respektimin e vendimeve.

Baby Boo