Tetovë, u mbajt edicioni VIII i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”


Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” më 10 qershor 2021, në Qendrën për kulturë në Tetovë, organizoi Edicionin VIII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”.
Në kuadër të këtij manifestimi u shënua 143-vjetori i Lidhjes së Prizrenit, u përkujtuan ma*sakrat në Tivar dhe Dubrovnik, të kryera ndaj shqiptarëve para 76 vjetëve, si dhe u nda Çmimit kombëtar “Ali Vishko” për vitin 2021.

Manifestimin “Lidhja na bashkon” e shpalli të hapur kryetari i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita” z. Selam Sulejmani.
Sipas tij, organizimi i një veprimtarie kulturore – artistike synon të kontribuojë në afirmimin kulturor të një shoqërie, në kultivimin e vlerave dhe në përmbushjen e qëllimit kryesor të artit që aspiron t’i japë formë jetës sonë dhe se mbi këto premisa është ideuar edhe manifestimi kulturor “Lidhja na bashkon”, i cili në edicionet e tij e ka shënuar njërën prej ngjarjeve më me rëndësi të historiografisë sonë – përvjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

“Në realizimin e programit të këtij manifestimi ndër vite kanë kontribuar studiues të njohur të kulturës shqiptare, ekspertë të arsimit dhe njohës të mirëfilltë të proceseve historike. Bashkëpunimi i shoqatës “Tradita” me emrat më përfaqësues të inteligjencies sonë ka rezultuar tejet i suksesshëm në veprimtarinë botuese, në hulumtimet shkencore dhe në përkujtimin e ngjarjeve dhe të personaliteteve nga arsimi, kultura dhe arti.

Ne besojmë se “Lidhja na bashkon” tashmë e ka ndërtuar identitetin e saj dhe këtë e ka arritur falë punës e përkushtimit të dhjetëra bashkëpunëtorëve nga vendi ynë, nga Republika e Kosovës, nga Kosova Lindore dhe nga Republika e Shqipërisë, të cilët kanë dhënë më të mirën e tyre për këtë veprimtari që e zhvillojmë për 8 vjet me radhë, duke mos e harruar publikun e gjerë që nuk na ka munguar asnjëherë në manifestimet letrare, në konferencat shkencore dhe në tryezat e ndryshme debative” – tha Selam Sulejmani.

Në vijim, në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve ai shtoi se takimet e tilla janë më shumë sesa veprimtari kulturore. Për më tepër, janë arena të vetëdijesimit dhe të ndërgjegjësimit për të kaluarën tonë plot dhimbje e sa*krifica që nuk guxojmë ta harrojmë.
“Sot bashkërisht do ta përkujtojmë ma*sakrën e Tivarit dhe të Dubrovnikut, të kryera ndaj shqiptarëve para 76 vjetëve, ma*sakra këto të kryera nga shteti komunist jugosllav. Sipas historianëve tanë, në dimrin e ftohtë të vitit 1945, të ashtuquajturit “çlirimtarë” jugosllavë u vë*rsulën në trojet shqiptare për t’i pushtuar ato.

Dhe për ta bërë më të lehtë pushtimin e tyre, njësitë vendore partizane, si çetat, batalionet e brigadat ishin dërguar në frontet e lu*ftës jashtë vendit, kudo nëpër Jugosllavi, gjoja për t’i plotësuar njësitë partizane të Ushtrisë Nacional Çlirimtare Jugosllave. Pos kësaj, regjimi i ri jugosllav kishte mobilizuar dhu*nshëm dhjetëra e mijëra shqiptarë të tjerë për t’i dërguar në frontet e lu*ftës në Dalmaci, në Srem e kudo nëpër Jugosllavi. Por, në vend se t’i dërgonin në frontet e lu*ftës, në muajt mars – prill 1945, shovinistët serbë kryen vr*asje monstruoze dhe ma*sakra të tmerrshme mbi ushtarët përkatësisht – rekrutët e paar*matosur shqiptarë” – theksoi mes tjerash kryetari i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”, z. Selam Sulejmani.

Referatin qendror për ma*sakrën mi*zore të Tivarit dhe për helmimet në uzinat e barutit në Dubrovnik ndaj shqiptarëve, e lexoi profesori i gjuhës dhe letërsisë shqipe Profesor Xhelal Zejneli.
Ai tha se ma*sakra e Tivarit ka ndodhur në Tivar më 24-27 mars, përkatësisht më 1 prill të vitit 1945 në Tivar në Mal të Zi. “Në shënjestër kanë qenë rekrutët e kombësisë shqiptare nga Kosova. Vr*asja është kryer me ar*më zj*arri.

Sipas vlerësimeve zyrtare jugosllave, në ma*sakrën e Tivarit janë vr*anë 400 deri 450 vetë, ndërsa sipas vlerësimit të historianëve shqiptarë, bëhet fjalë për 2000 deri 4000 të vr*arë. Ka të dhëna sipas të cilave numri i të vr*arëve është mbi 4300. Vr*asja është kryer me pu*shkatime ma*sive apo me pogrom.
Me fjalë të tjera, kemi të bëjmë me një su*lm të organizuar ndaj të rinjve shqiptarë të paar*matosur. Kr*imi është kryer nga Armata Jugosllave, nga Brigada X malazeze, nga Divizioni i 46 serb dhe nga civilët serbë e malazezë në Tivar. Numri i kryerësve të kr*imit nuk dihet saktë, por duhet të kenë qenë me qindra.

Ma *sakër e Tivarit është quajtur vr*asja ma*sive e një numri të madh të shqiptarëve të Kosovës në Tivar, e kryer nga njësitë e Brigadës X malazeze të Ushtrisë Nacionalçlirimtare të Jugosllavisë (UNÇJ) në pranverë të viti 1945, d.m.th. në prag të mbarimit të Lu*ftës së Dytë Botërore. Vi*ktima kanë qenë kryesisht shqiptarët e Kosovës të cilit i kishte rekrutuar UNÇJ-ja, për t’i shfrytëzuar në lu*ftën kundër forcave gjermane dhe forcave të tjera të boshtit të cilat në atë kohë kanë qenë duke u tërhequr nga Ballkani.
Prej Prizreni, shqiptarët janë shoqëruar për në Tivar, në tre grupe të ndryshme.

Baby Boo