Tetovë, tentoi të abuzojë me një fëmijë ja sa do dënohet 19 vjeçari


Sektori i punëve të brendshme Tetovë, deri në Prokurorinë themelore publike-Tetovë ka dorëzuar kallëzim penal kundër 19-vjeçarit N.N. nga Tetova, për shkak të dyshimeve të bazuara se ka kryer vepër penale ,,Abuzim seksual ndaj fëmijës që nuk i ka mbushur 14-vjet.

I njëjti dyshohet se më datë 1-mars 2020, rreth orës 14:00 në hyrjen e objektit banesorë në rrugën ,,Vidoja Smilevski Bato” në Tetovë, e ka prekur nëpër trup të miturën nga Tetova dhe ka tentuar që të kryej mardhënje seksuale.

I denoncuari N.N. është privuar nga liria dhe është mbajtur në Stacionin policorë Tetovë, kurse dje (3-mars) i njëjti është dërguar përpara gjykatësit me procedurë paraprake në Gjykatën themelore Tetovë, ku ndaj tij është caktuar masa paraburgimi në afat prej 30 ditë./Pa Censurë

Baby Boo