Tetovë: Sulmohet fizikisht një i ri nga tre persona


Dje në orën 18:50, 25-vjeçari A.S. nga Reçica e Vogël e Tetovës në SPB Tetovë ka raportuar se rreth orës 15:30 në objektin ku ka punuar në rrugën “Ivo Lola Ribar” në Tetovë është sulmuar fizikisht nga tre persona, njërin prej të cilëve e ka njohur. Sipas raportimit, dy prej tyre gjatë sulmit kanë përdorur sende metalike, kurse njëri prej tyre e ka kërcënuar me një mjet të mprehtë.
Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.

Baby Boo