Tetovë: Shtigjet e biçikletave zaptohen nga veturat


Shtigjet për biçikleta qytetit të Tetovës i mungojnë vite me radhë. Edhe pse kërkesat e qytetarëve që përdorin biçikletat janë të njëpasnjëshme, megjithatë kjo kërkesë pothuajse asnjëherë nuk është marrë parasysh. Vite më parë u rregulluan disa shtigje të këtilla, por të njëjtat nuk ishin shumë funksionale dhe shumë pak janë përdorur nga ana e drejtuesve të biçikletave.

Së fundi, Komuna e Tetovës ka filluar me rregullimin e shtigjeve të këtilla në disa pjesë të Tetovës. Janë shënuar me ngjyrë të kuqe shtigjet e biçikletave në bulevardin e Ilindenit, kurse pritet që të njëjtat të rregullohen edhe në bulevardin Iliria në pjesën qendrore aty ku mungojnë. Nga Komuna e Tetovës thonë se këto shtigje janë parapërgatitje për vënien në funksion edhe të transportit publik.

Baby Boo