Tetovë, sanksionohet 24 vozitës autobusësh


Policët e SPB- Tetovë dje (20-prill) prej ora 16.00-20.00 kanë kryer aksion kontrolli ndaj automjeteve që kryejnë transport publik, kryesisht autobusë, në të cilat janë sanksionuar 24 persona (TE-15 dhe GV-9), të cilët nuk kanë bartur në automjetet mbrojtje të fytyrës, përkatësisht të cilët kanë vepruar në kundërshtim me Ligjin për mbrojtjen e popullsisë nga sëmundjet infektive. Për të gjithë personat janë përgaditur parashtresat përkatëse dhe do të përballen me gjoba të parashikuara me ligj.

Baby Boo