Tetovë, rrihet 57 vjeçari në prani të policisë, arrestohen dhunuesit


Dje në ora 16 e 30 minuta në Stacionin policorë Tetovë, personi J.S. 53-vjeçe nga Tetova, ka denoncuar ankesë kundër personave D.A., G.A. dhe një personi të panjohur, për arsye se të njëjtit kanë kryer aktivitete punuese, në trotuarin par hyrjes në banesën ku ajo jeton, dhe kanë penguar në lëvizjen e lirshme të banorëve.

Kurë në vendin e ngjarjes kanë aritur ekipi i policisë, me qëllim të marjes së masave lidhur me denoncimin, aty i ka pritur personi M.J. (57) bashkëshorti i denoncueses, dhe në atë moment në prezencë të policisë, personat e lartëpërmendur, e kanë sulmuar fizikisht personin M.J. ku menjëherë kanë reaguar pjestarët e policisë.

Personat janë arrestuar në Stacionin policorë Tetovë, ku edhe do të pasojnë padi adekuate./Pacensure

Baby Boo