Tetovë: Rra*hje në një familje intelektualësh


Dje (22 korrik) në orën 14, një banore 44 vjeçare e Tetovës në SPB Tetovë ka denoncuar se rreth orës 10:30 ajo është su*lmuar fizikisht nga burri i saj i pakurorëzuar 55 vjeç dhe motra e tij 46 vjeçare. Pas pak, në orën 15 e 40 minuta, motra 46 vjeçare e burrit poashtu ka denoncuar në p.olici se është su*lmuar nga nusja e vëllaut të saj, ndërsa paraprakisht në orën 12:20 pasdite burri i saj ka denoncuar se gruaja e tij e pakurorëzuar e ka inçizuar me kamerë fshehurazi burrin e saj.

Ky është raporti zyrtar nga Sektori për Punë të Brendshmë Tetovë. Jozyrtarisht mësohet se bëhet fjalë për një familje intelektualësh, dy mjek me profesion.

Baby Boo