Tetovë – Reagimi urgjent i Shtabit të Krizës, ja ku intervenohet


Njofim nga:
Shtabi i krizës në Tetovë

Shtabi i krizës në komunën e Tetovës, i kryesuar nga Bilal Kasami kryetar në mbledhjen e sotme ku ishin të pranishëm përfaqësues të QMK, policisë, zjarrfikësit, Kryqi i Kuq, drejtoria për menaxhim me ujërat, drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim dhe përfaqësues tjerë diskutoi për situatën në rajonin e Tetovës dhe hapat që duhet të ndërmerren për të sanuar dëmet e shkaktuara nga shiu i rrëmbyeshëm. Kryetari i Shtabit të krizës, pra kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, kërkoi sqarime nga ana e përfaqësuesve të institucioneve në lidhje me gjendjen e krijuar dhe ku është e nevojshme që të bëhen intervenime urgjente.

Kryetar i Shtabit të krizës, kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, theksoi që NPK “Tetova” Tetovë dhe NJTKZ Tetovë në bashkëpunim me kontraktorët e shërbimeve të bëjnë intervenime urgjente në pikat kritike. Komisioni për vlerësimin e dëmeve të informojë qytetarët për numrin e telefonit ku duhet të paraqesin dëmet, dhe për procedurën e dorëzimit të kërkesave.

Kryetar i Shtabit të krizës, kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, theksoi se bashkërisht me NPK “Tetova” Tetovë të dalin në teren dhe të zgjidhin metodën më urgjente për zgjidhjen e problemit. Ndërsa për Vendimin e shtabit të krizës theksoi se pas përfundimit të mbledhjes të përpilojnë dhe të nënshkruajnë të gjithë dhe i njëjti të dorëzohet në Qeverinë e RMV-së.

Kryetar i Shtabit të krizës, kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, theksoi se do jenë në koordinim dhe në varshmëri të situatës së krijuar mund që të caktohet edhe një mbledhje gjatë ditës së sotshme.

Shtabi i krizës miratoi këto Konkluzione:

1. Të intervenohet në Reçicë të Vogël në rr. 171, rruga 146 dhe tek rruga e UÇK-së.
2. Ndërmarrja për ekonomizim të ujërave të mbyllë portat e kanaleve të ujitjeve.
3. Pastrimi i rrugëve ku ka prurje të dheut, gurëve dhe të gjitha rrugët tjera
4. Pastrimi i lumenjve në Poroj, Reçicë të Vogël, në Shipkovicë si dhe pastrimi i kanaleve në fshatrat e komunës së Tetovës
5. Të gjitha hyrjet dhe daljet në qytet, respektivisht nënkalimet tek “Monopoli”, në lagjen “Dardania” dhe në rrugën për në f. Falisht, të pastrohen dhe të ndërmerren veprime të nevojshme që mos të shfaqen përsëri probleme sepse përsëri mund të kemi të reshura.
6. Në fshatin Xhermë të vazhdojë pastrimi nga ana e DMSH.
7. Po ashtu nga ekipet kompetente do të bëhet larja dhe dezinfektimi i rrugëve dhe objekteve ku ka depërtuar uji.
8. Sipas ISHP uji për pije në Tetovë është në rregull. Fatmirësisht indeksi i ndotjes së burimeve të ujit për pije në Leshnicë është në suaza të normales dhe nuk ka asnjë problem në këtë drejtim.
9. Komisioni për vlerësimin e dëmeve të koordinohet dhe të dalin në teren për vlerësimin e dëmeve.
10. Të gjithë qytetarët të cilët kanë pësuar dëme nga përmbytjet dhe kanë nevojë për ndihmë mund të drejtohen në Komunën e Tetovës, respektivisht në Arkivin e Komunës, nga sot 23.08.2022 (e martë) deri më 26.08.2022 (e premte). Përveç plotësimit të formulimit pala me vete duhet të posedojë:
1. Kopje të kartës së identitet ( Letërnjoftimin) ose të pasaportës
2. Kopje të llogarisë bankare-transaksioni
3. Dëshmi, fotografi nga vendi ku janë shkaktuar dëmet si pasojë e fatkeqësisë natyrore.

••••••••••••••••

Baby Boo