Tetovë, qyteti pothuajse pa sipërfaqe të zbrazët


Qyteti i Tetovës çdo ditë e më shumë betonizohen. Ndërtohen pallate pothuajse në çdo hapësirë të zbrazët. Banorët ankohen se inspektorët komunal nuk e bëjnë punën e tyre, pasi lejojnë ndërtim të pallateve në distanca prej tre apo katër metra larg njëra-tjetrës dhe pa kushte minimale të ndërtimit, pa vend-parkime e pa kurrfarë gjelbërimi.

“Edhe ato pak sipërfaqe të gjelbra në Tetovë që i trashëgoi kryetarja aktuale sistematikisht, sidomos në qendrën e Tetovës, i mbuloi me beton dhe me pallate shumë katesh pranë njëra tjetrës që banorëve praktikisht jo vetëm rezet e diellit por edhe frymën edhe ajrin ua ka penguar. Nuk ka dhjetë metra të lira që një fëmijë të del, siç e shihni vetë këtu në qendër”

“Park nuk ka mbetur askund, duhet të kesh makinë dhe të ikësh o nga banja e Tetovës o nga Kodra e Diellit. Më vjen keq që jam duke jetuar në Tetovë. Jam në moshë sepse po kisha mundësi edhe unë do kisha ikur diku larg. Frymë s`kemi, lulishte s`kemi pemët i prenë i bën krejt pallate”.

Arkitektët kritikojnë se betonizimi ndodh për shkak se lejet e ndërtimit shpesh jepen vetëm mbi bazën e projektit të përpiluar dhe kontrollimit të tij nga zyra.

“Vetë organet e qytetit duhet të bëjnë punën e vetë pjesën e inspektimit dhe jo vetëm të plotësohen këto kushte në dokumentacion por edhe gjatë zbatimit duhet të përcillen dhe të shihen nëse këto kushte janë duke u ndjekur apo jo”- u shpreh Besjan Memeti, arkitekt.

“Gjelbërimi apo parku i vetëm që i ka mbetur qytetit të Tetovës është ky këtu që shihni, në dalje të qytetit. Ndërkohë në pjesën e njohur si Qendra sportive andej, gjelbërimi shfrytëzohet si parking për veturat për ata që vinë të vizitojnë parkun e lojërave”.

Ky trend i shkatërrimit të sipërfaqeve publike, si nga ndërtimi i pallateve po ashtu edhe nga kafenetë që shpesh uzurpojnë edhe trotuaret, ka filluar që para 15 vitesh, ndërsa edhe përkundër reagimeve të shumta të banorëve, si ndaj komunës po ashtu edhe ndaj Ministrisë së Transportit, ndërtimet vend e pa vend nuk kanë të ndalur.

Baby Boo