Tetovë, prokurori ka urdhëruar të kontrollohet për Covid-19 trupi i pajetë i 76-vjeçarit

Policia e Tetovës ka komunikuar se pasi te ata është denoncuar për vdekjen e një burri 76-vjeçar në shtëpinë e tij, me urdhër të prokurorit publik është marrë tampon nga i ndjeri për ekzaminimin e Kovid-19.Tetovari ka vdekur dje rreth orës 19:00.

Baby Boo

“Në SPB Tetovë dje, 26 prill, në ora 19:20, N.J. (42) nga Tetova paraqitur se rreth orës 18 e 50 minuta ka vdekur M.P. (76) nga Tetova. Me urdhër të Prokurorit publik i është bërë tamponi për ekzaminim nga “Kovid-19”, njoftoi sot SPB Tetovë.

Të dhënat e policisë së Tetovës në lidhje me ndalimin e lëvizjes tregojnë se pesë persona në rajonin e Tetovës nuk e kanë respektuar ndalesën për lëvizjes, për shkak të së cilës janë privuar nga liria. Kundër këtyre pesë personave do të pasojnë parashtresa adekuate për “mosrespektimin e rregullave shëndetësore gjatë një epidemie”. Në 24 orët e kaluara, 22 persona nga rajoni i Tetovës kanë nënshkruar deklarata për vetizolim.