Tetovë, procesi i votimit është zhvilluar pa probleme


Në Tetovë të drejtë vote sot kanë pasur 81 të bur*gosur dhe të sëmurë. Nazmi Dauti nga Këshilli komunal Zgjedhor tha se procesi është zhvilluar pa probleme. Dauti theksoi se janë respektuar të gjitha rregullat që janë paraparë nga KSHZ.

“Sot procesi zgjedhor ka filluar në Burgun e Tetovës ku gjithsej duhet të votonin 53 persona që vuajnë masën e dën*imit me bu*rg ku sipas informacioneve që morëm nga Këshilli Zgjedhor vendvotimi 1925 procesi është zhvilluar siç duhet.”
Deri në këto momente nuk është regjistruar asnjë parregullsi i gjithë procesi vijon ashtu siç duhet në bazë të rekomandimeve nga ana e Komisionit Shtetëror Zgjedhor, në bazë të Kodit Zgjedhor dhe rekomandimeve apo informatave që marrin këshillat zgjedhor nga ana e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve”, tha Nazmi Dauti nga KKZ-Tetovë.

Baby Boo