Tetovë, Policia gjeti 19 pako marihuanë në rrugë


Zyrtarët e policisë nga SPB Tetovë, më 22 prill rreth orës 17.30 në Bllok 82 në Tetovë, në afërsi të shitores koloniale, nën terasën e ndërtesës, kanë gjetur në një qese najlloni me 19 paketime të vogla me lëndë barishtore (marihuanë), e cila peshon diku 48 gramë, transmeton Flaka 

“Lëndët  e gjetura, për të cilat SPB Tetovë, posedon informacione kush e ka lënë në atë vend, është fotodokumentuar dhe marrë për ekspertizë”, njofton Policia e Tetovës.

Po merren të gjitha masat dhe aktivitetet për gjetjen e personit, i cili ka lënë  lëndën barishtore në atë vend, dhe në zbardhjen e plotë të rastit. Flaka

Baby Boo