Tetovë: Padi penale ndaj dy personave


Sektori për Punë të Brendshme Tetovë, ngriti sot padi pe*nale në Prokurorinë Themelore Publike Tetovë kundër Kompanisë për transport, prodhim, tregti dhe shërbime nga fshati Rashçe e Shkupit dhe kundër N.I. (48) nga Sfillarja e Shkupit, për shkak të bazave të dy*shimit për kryerjen e veprës pe*nale “mosveprim në përputhje me rregulloret shëndetësore gjatë një epidemie”, në bazë të nenit 206 të Kodit Pe*nal.

Personi fizik dhe juridik dy*shohet se më 10 janar të këtij viti, duke kryer transport publik të udhëtarëve me minibus “Mercedes” me targa të Shkupit në relacioni Shkup-Kodra e Diellit-Shkup, ka vepruar në kundërshtim me vendimin e qeverisë, i cili kufizonte kapacitetin e automjeteve të transportit publik në 50 përqind të numrit të përgjithshëm të udhëtarëve të parashikuar për atë lloj të automjetit.

Baby Boo