Tetovë, pa ardhur policia, banorët i kanë fshirë gjurmët nga spërkatja në hyrjen e një ndërtese nga një njeri i panjohur


Banorët e një ndërtese në Tetovë në të cilën disa javë më herët një person i panjohur spërkati derën e hyrjes me materie të panjohur, u kanë pamundësuar organeve kompetente që të zbulojnë se për çfarë spërkatësi bëhet fjalë, kjo për shkak se këta banorë kanë shpërlarë me detergjent të ndryshëm për pastrim pjesën e spërkatur dhe më pas e kanë lajmëruar policinë.
Duke mos qenë të vetëdijshëm se po fshijnë gjurmët apo në efekt të fr*ikës, banorët e kësaj ndërtese në Tetovë kanë fshirë me detergjent të ndryshëm pjesën e spërkatur nga personi anonim gjatë natës dhe pas kësaj e kanë thirr policinë.

“Problemi qëndron në faktin se banorët e kanë shpërlarë me detergjent të ndryshëm vendin e spërkatur dhe më pas kanë lajmëruar policinë, pasi janë fshirë gjurmët apo pasi është hequr gjëja kryesore nga dera, me anë të së cilës do të zbulonim se për çfarë materie bëhet fjalë” tha për Portalb.mk sot Fatmir Rexhepi, zëdhënës i SPB-së në Tetovë.
Megjithatë, përkundër kësaj, Rexhepi tha se nuk do të dorëzohen dhe se lëndën e kanë proceduar në formë të ankesës për shkak se kjo ishte forma e vetme ligjore, aktualisht po kërkohet personi i cili shihet në video.

Ndryshe, zhurmë e madhe u bë në opinionin publik javë më herët pasi një banor i një ndërtese në Tetovë publikoi videon se si dikush i panjohur gjatë orëve të natës kishte spërkatur hyrjen e ndërtesës me një spërkatës, që ende nuk dihet për çfarë bëhet fjalë.
“Më 11 mars 2021 në orën 21:55, personi S.P.(37) nga Tetova ka de*noncuar se rreth orës 19:00 është parë një person i panjohur duke spërkatur para një ndërtese të banimit në rrugën “Boris Kidriç” në Tetovë. Pasi e ka vërejtur këtë gjë një person banues në këtë ndërtesë, personi që ka qenë duke spërkatur, ka ikur me shpejtësi”, qëndron në kumtesën e SPB-së me datë 11 mars të vitit 2021.

Baby Boo