Tetovë, merren në pyetje të dyshuarit për vrasjen e Naip Rexhepit


Në Gjykatën e Tetovës vazhdon marrja në pyetje e të dyshuarve për vrasjen e Naip Rexhepit nga Kumanova.

Më 5 prill në selinë e BDI-së në Tetovë, dy fraksionet e këtij subjekti nga Kumanova realizuan takim me kreun e partisë. Në mbledhjen e asaj dite për kryetar dege është caktuar Fatmir Idrizi. Burime partiake asokohe për Alsat M bëjnë të ditur se brenda hapësirave partiake, situata nuk ka qenë e tensionuar por një zënkë mes dy personave pjesëmarrës ne mbledhje ka bërë që pas grupet e tyre të takohen në rrugë për t’u përleshur kështu fizikisht dhe më pas edhe me armë, me çrastë mbeti i vrarë Naip Rexhepi nga Kumanova. Dega e Kumanovës la viktima edhe në vitin 2015, ku si pasojë e mos marrëveshjes për kryesimin e saj, jetën e humbi Xhemail Rexhepi i njohur si Komandant Shqiponja.

Baby Boo